Të fundit

Osmani me ambasadorët e QUINT-it diskuton për koordinimin e politikës së jashtme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Sipas komunikatës nga Presidenca, presidentja Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të QUINT-it kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian. Si pikë kyçe me theks ka qenë koordinimi i politikës së jashtme.

Të enjten, Osmani ishte pritur nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonytė, me të cilën kishte diskutuar mbi situatën e sigurisë së Evropës pas fillimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Së fundmi, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Keshillin e Evropës.

Pas kësaj, Serbia kishte paralajmëruar se do të aktivizojë fushatën e saj lobuese për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, nëse Kosova zyrtarisht paraqet kandidaturën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci