Të fundit

Rusia dëbon dy diplomatë finlandezë

Rusia shpalli sot persona non grata dy diplomatë finlandezë në shenjë kundërpërgjigjeje.

Ambasadori i Finlandës Antti Helantera u thirr nga Ministria e Jashtme ruse dhe iu dorëzua një notë proteste, në të cilën ishin përshkruar udhëzimet për largimin e diplomatëve nga Moska, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë, Ministria tha se kishte protestuar fuqishëm kundër “dëbimit të pabazë” të mëparshëm të diplomatëve rusë nga Finlanda “si pjesë e fushatës së sanksioneve anti-ruse të BE-së”.

Ministria dënoi qëndrimin “konfrontues” të Finlandës ndaj Rusisë, veçanërisht furnizimet me armë në Ukrainë dhe për atë të cilën e quajti se bënë përpjekjet për të mbuluar “krimet e nacionalistëve ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit dhe Ukrainës”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci