Të fundit

Macron i premton Zelenskyt shtimin e furnizimeve me armë

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se dërgesat franceze të armëve në Ukrainë në ditët në vijim do të intensifikohen, duke shtuar se vendi ishte i gatshëm që t’i përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë.

Zelensky ka treguar më herët se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me homologun e tij francez këtë pasdite.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky tregoi se kishte folur edhe me Macron për aplikimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës telefonike, Macron tha se aplikimi do të shqyrtohej nga anëtarët e BE-së në një samit në muajin Qershor.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci