Të fundit

Gjykata Ndërkombëtare Penale dërgon hetues në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka dërguar një ekip prej 42 anëtarësh në Ukrainë për të hetuar krimet e dyshuara të luftës ruse.

“Ne kemi dërguar një ekip prej 42 hetuesish, ekspertësh mjeko-ligjorë dhe personel mbështetës në Ukrainë për të çuar përpara hetimet tona ndaj krimeve që janë në juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, tha në një deklaratë prokurori i GJNP-së, Karim Khan.

Khan theksoi se ky është dislokimi më i madh që mund të ketë ndodhur ndonjëherë.

“Ekipi do të fokusohet në mbledhjen e dëshmive që lidhen me sulmet ushtarake që mund të përbëjnë krime sipas Statutit të Romës”, tha ai.

Ekipi i GJNP-së do të jetë në kontakt me autoritetet ukrainase dhe përfaqësues të tjerë në vend për të siguruar vazhdimësinë e punës në lidhje me identifikimin e mbetjeve, analizën balistike dhe ruajtjen e provave mjeko-ligjore”, shtoi Khan.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 3668 persona janë vrarë dhe 3896 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën e saj më 24 shkurt.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci