Rusia do të financojë rindërtimin e territoreve në Ukrainë që ka marrë nën kontroll dhe do të riparojë rrugët që lidhin ato zona me Rusinë, citoi agjencia ruse e lajmeve RIA të thoshte sot zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Khusnullin tha se Rusia kishte “liruar” territoret.
Ai tha gjithashtu se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë për nga kapaciteti, do të furnizojë me energji Rusinë dhe Ukrainën nëse kjo e fundit paguan për të, shkruan RIA.
Trupat ruse kapën uzinën e Zaporizhzhia nga Ukraina.
