Të fundit

Zelensky nënshkruan një dekret të rëndësishëm në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji, raporton BBC, transmeton Paparaci.

Dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve.

Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia filloi invazionin.

Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.

Dekreti i parë i Zelenskyt për mobilizimin ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një “fazë të re, të gjatë lufte”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci