Të fundit

Të dhënat e inteligjencës: Spastrime në ushtrinë ruse?

Në raportin e fundit për luftën në Ukrainë, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar se Rusia ka suspenduar disa komandantë për shkak të dështimeve ushtarake.

Gjeneral-koloneli Sergei Kisel, i cili komandonte me Armatën elite të Tankeve të Gardës së Parë, është suspenduar për dështimin për të pushtuar qytetin e Harkivit. Zëvendës admirali Igor Osipov, i cili komandonte flotën ruse të Detit të Zi, gjithashtu u suspendua pas fundosjes së kryqëzorit “Moskva” në prill, pretendohet në publikim, transmeton Paparaci.

Sa i përket shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov, nuk është e qartë nëse ai e ka ruajtur besimin e Putinit, por ka shumë gjasa që të mbetet në detyrë, raporton Index, duke shtuar se ministria britanike beson se shumë oficerë që janë përfshirë në pushtimin e Ukrainës me siguri do të pengohen në përpjekje të shmangies së fajit personal për vonesat operative ruse.

“Kjo me siguri do të rëndojë më tej modelin rus të centralizuar të komandës dhe kontrollit, sepse ushtarët gjithnjë e më shumë po përpiqen t’i bartin vendimet kyçe tek eprorët e tyre. Do të jetë e vështirë për Rusinë të kthejë këtë iniciativë në këto kushte”, pretendohet në kumtesën e ministrisë britanike./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci