Të fundit

Senatorët e falënderojnë Kurtin për strehimin e afganëve në Kosovë

Kryeministri Kurti takohet me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis

Pas takimit me senatorin Chris Murphy, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis.

Kryeministri Kurti u shpreh se është kënaqësi t’i takojë përsëri, kësaj radhe në Washington D.C. U diskutua për veprimet e Qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Ai tha se luftimi i korrupsionit dhe reformat demokratike janë çelësi i suksesit ekonomik të një vendi dhe stimujt e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Duke pasur parasysh potencialin e Kosovës dhe interesimin e qeverisë për të mbështetur sektorin e Teknologjisë së Inovacionit, Senatori Tillis, e ftoi kryeministrin Kurti që të konsiderojë për mundësi bashkëpunimi edhe shtetin e Karolinës së Veriut (North Caroline) që ka rritjen me të shpejtë në industrinë bioteknike.

“Senatorja Shaheen dhe senatori Tillis falënderuan edhe një herë Kosovën dhe institucionet e saj për rreshtimin me botën demokratike në dënimin e agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe kryeministrin Kurti për lidershipin e treguar me rastin e strehimit të afër 1500 qytetarëve afganë të evakuuar në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci