Të fundit

Deklarata e Kurtit që e quajti Vuçiqin autokrat i “djeg” Gjuriqit

Gjatë qëndrimit të tij në Washington D.C., kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte mysafir i platformës “Front Page” të Këshillit Atlantik për të diskutuar rreth prioriteteve të politikave vendore, politikës së jashtme dhe agjendës së tij, drejt përmbushjes së tyre.

Në këtë diskutim të së mërkurës, shefi i qeverisë tha se mungesa e demokracisë në Serbi ndihmon për të shpjeguar mbështetjen e Putinit për Vuçiçin, sikurse dhe mbështetjen e Vuçiqit për Putinin.

“Autokratët i kthejnë shpinën popullit të tyre për të përqafuar njëri-tjetrin. Kjo përbën një kërcënim për paqen afatgjatë në rajon”, deklaroi i pari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, një deklaratë e tillë siç duket ka qenë e pakëndshme për Serbinë.

Ambasadori i Beogradit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti duke i thënë se “ju ndaloni serbët në Kosovë të votojnë në zgjedhje, e ju flisni për demokraci”.

“Ju ndaloni serbët në Kosovë të votojnë në zgjedhje (kundër kërkesave të drejtpërdrejta nga ShBA-të, BE-ja, OSBE-ja), e ju ende flisni për demokraci; ju hiqni dorë publikisht nga Marrëveshjet e Brukselit dhe të Uashingtonit për të cilat institucionet tuaja janë angazhuar, por flisni për…”, shkroi ai në Twitter.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci