Të fundit

6 mënyrat më të mira që ju ndihmojnë për ta lehtësuar lodhjen e syve

Jeta moderne është e mbushu plot me teknologji duke filluar nga telefonat inteligjentë e deri te laptopët. Realiteti se si punojmë dhe komunikojmë ka një efekt anësor: lodhja e syve, e njohur edhe si sindroma e shikimit kompjuterik. Kjo ndikon në mënyrën se si shihni dhe si ndiheni dhe madje mund të ndikojë në shëndetin mendor.

Përqendrimi në ekran është më i vështirë për sytë sesa përqendrimi në një libër për shkak të disa faktorëve, si kontrasti mes tekstit dhe sfondit, drita e ekranit, teksti pak i turbullt në ekran etj.

Një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar lodhjen e syve është kufizimi i kohës në ekran. Sidoqoftë, kjo është e parealizueshme për disa. Ja disa mënyra që ndihmojnë.

Rregulli 1: Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg për 20 sekonda. Kjo u jep syve një moment për t’u çlodhur dhe ripërshtatur.

Pulisni sytë: Pulitja e syve është e rëndësishme për lubrifikimin e syve.

Ulni ndriçimin e ekranit

Rregulloni monitorin: Vendoseni ekranin rreth 60 cm larg fytyrës. Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë pak nën nivelin e syve.

Përdorni syze kompjuteri: Disa opsione përfshijnë syze me xhama antirefleks dhe lente posaçërisht për ekranet e kompjuterave.

Përdorni pika për sy: Pikat lubrifikuese të syve mund të ndihmojnë në rikthimin e lagështisë në sy. Këshillohuni paraprakisht me mjekun.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci