Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka thënë se ka pasur një telefonatë të hapur dhe të drejtpërdrejtë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Sky News të shtunën.
Diskutimi kryesor ishte aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO.
Erdogani ka qenë kundër kësaj, duke thënë në fillim të këtij muaji se Finlanda dhe Suedia (e cila po aplikon gjithashtu) kanë mbështetur militantët kurdë dhe grupe të tjera që Turqia i konsideron si terroristë.
“Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëri-tjetrit dhe marrëdhënia jonë do të bëhet më e fortë. Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Dialogu i ngushtë vazhdon”, ka shkruar Niinisto në Twitter.
