Të fundit

Erdogan: Presim që Suedia të ndërmarrë hapa konkretë kundër terrorizmit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka thënë kryeministres suedeze Magdalena Andersson se Ankaraja pret hapa konkretë në lidhje me shqetësimet për organizatat terroriste, shkruan BBC.

Turqia thotë se Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe ndjekës të Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shtet të vitit 2016.

Në një telefonatë, Erdogani ka thënë gjithashtu se embargo e eksporteve të armëve të vendosura ndaj Turqisë pas inkursionit të saj në Siri në vitin 2019 duhet të hiqet.

Erdogani dhe Anderssoni folën të shtunën pasi Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të kësaj jave.

Turqia ka thënë se kundërshton hyrjen e dy vendeve në aleancën ushtarake, por udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur besimin se pozicioni i Ankarasë nuk do të jetë një pengesë për procesin e pranimit në NATO.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci