Të fundit

Sveçla hesht policinë, lëshon komunikata në emër të këtij institucioni

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, është deklaruar pas aksionit të policisë të koduar “Gropa” në Ferizaj,  ku u arrestuan 10 persona dhe i kapën afro 70 kilogramë e llojit “Heroinë”.

Ministri Sveçla një njoftim të tillë e ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë, që Policia e Kosovës, pas përfundimit të këtij aksioni, ende s’ka dalë me një komunikatë zyrtare.

Një praktikë e tillë ku një ministër luan rolin e një zëdhënësi të Policisë duke dhënë detaje për aksionet, para se një deklarim i tillë të ndodhë nga vetë Policia, nuk është praktikuar dhe as s’ka ndodhur më parë në vendin tonë.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona”, shkruan Sveçla.

“Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, përfundon postimi i tij.

Më herët Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se personat e arrestuar janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci