Të fundit

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë

278 persona kanë kërkuar që të ndjekin shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 16 shtator të këtij viti.

Mirëpo, gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, tha se vetëm 67 persona prej këtyre 278 vetëve do të kenë mundësi që ta ndjekin një gjë të tillë.

“Prej 1 korrikut kur është marrë vendimi i fundit për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit nga Charles Smith për 16 shtator të vitit 2026 deri dje pasdite, pra në orën 16:00 të 24 korrikut, është mbyllur afati për aplikime, janë plot 278 persona që kanë shprehur dëshirë që ta ndjekin aktgjykimin, shpalljen e verdiktit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin nga galeria e publikut e Dhomave të Specializuara të Kosovës që është një numër më i lartë sesa interesimi i publikut për të qenë fizikisht në gjykatoren e Gjykatës Speciale gjatë dhënies së fjalëve përfundimtare nga 9 deri më 18 të shkurt të këtij viti”, tha Mujku në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Mirëpo vetëm 67 persona nga këta 278 sa kanë shprehur interesim do të marrin një përgjigje pozitive, përfshirë këtu familjarët, stafin diplomatik të Kosovës dhe të ambasadave të tjera të akredituara në Hagë dhe po ashtu përfaqësuesit e mediave sepse janë vetëm 67 ulëse sikurse e kemi treguar në galerinë e publikut, por ky është numri final i të gjithë atyre që kanë pasur mundësi të aplikojnë dhe më nuk do të ketë mundësi, por tashmë Dhomat e Specializuara të Kosovës do të fillojnë dhe t’i japin përgjigjet pozitive varësisht kujt e shohin ata të arsyeshme prej këtyre 278 personave”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci