Të fundit

Hyrje spektakolare e Prengës nën këngën e Skenderbeut

Kristian Prenga ka hyrë në sallën e madhe të boksit në Xhedah nën këngën e Skenderbeut e njohur dhe e përpunuar si “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”.

Prenga do të ketë përball Anthony Joshuan për kategorinë e peshave të rënda.

Presioni është mbi AJ i cili po bën përpjekje që të ngjallë karrierën e tij para përballjes me Tyson Furyn.

Meçi i kategorisë së rëndë nuk është për ndonjë titull. Por është mundësi jetësore për Prengën, boksierin nga Mirdita që jeton në SHBA.

Nëse paraqitet mirë ndaj Joshuas, Prenga pritet të sigurojë të tjera meçe të mëdha të boksit profesionist. Fitorja eventuale do të ishte sensacion.

Prenga i ka 20 fitore e një humbje në karrierë. Të gjitha 20 fitoret i ka me ndërprerje. Por për herë të parë do ta ndajë ringun me një boksier të nivelit më të lartë.

Joshua vlerësohet favorit i madh në meçin në Arabinë Saudite. Bilanci i tij në boksin profesionist është 29 fitore e katër humbje. 26 prej fitoreve i ka me ndërprerje.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci