Kristian Prenga është nokautuar nga Anthony Joshua në raundin e dytë ani pse e nisi mirë duelin.
Prenga u step pas raundit të parë në të cilin e goditi dhe e rrëzoi përtokë britanikun.
Mirëpo në raundin e parë Joshua mori kontrollin dhe me një seri të goditjeve e nokautoi boksierin nga Mirdita.
Plani i Joshuas është të fitojë ndaj Prengës, të luftojë në fund të vitit në meçin e shumëpritur me Tyson Furyn dhe më pas të fitojë sërish titujt e botës në kategorinë e rëndë.
Fury fitoi të premten një meç jo shumë të vështirë në Tajlandë. Dhe gjithë tifozët e botës tani e presin një meç të tij me Joshuan.
