Të fundit

Gjykata ruse vërteton dënimin me 9 vjet burg për Alexei Navalny

Një gjykatë apeli në Rusi ka lënë në fuqi një dënim me nëntë vjet burg për politikanin opozitar Alexei Navalny. 45-vjeçari aktualisht është duke vuajtur një dënim prej dy vjet e gjysmë burg për shkelje të lirimit me kusht për akuzat e vjetra të mashtrimit dhe atij iu zgjat burgu në mars në nëntë vjet, pasi u shpall fajtor për përvetësim dhe përbuzje të gjykatës.

Aleatët e Navalny, i cili është një kritik i presidentit rus Vladimir Putin, thonë se burgimi është i motivuar politikisht.

Në procesin e apelit në Moskë të martën, avokatët e Navalny-t hapën procedurat duke denoncuar “vendimin e padrejtë”. Avokatja Olga Mikhailova tha se vendimi “shkel ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare” dhe vuri në dukje “të metat procedurale” në fillim të seancës.

Alexei Navalny u shfaq me videokonferencë nga burgu Pokrov, 100 kilometra larg Moskës, ku po vuan dënimin e parë. Të martën e kaluar, në hapje të procesit gjyqësor, ai kishte kërkuar shtyrjen për një javë për të parë të afërmit e tij, të cilëve u ishte dhënë e drejta e vizitës gjatë javës.

Avokatët mbrojtës nuk u lejuan të përdornin telefon apo kompjuter gjatë gjyqit, i cili u mbajt në një sallë të improvizuar në vendbanimin Pokrov, gjë që sipas tyre shkelte “të drejtat e mbrojtjes”.

Tani pritet që Navalny të transferohet në një burg më të ashpër penal për të vuajtur dënimin e përsëritësve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci