Të fundit

Sllovenia dhe Çekia regjistrojnë rastet e para të lisë së majmunëve

Autoritetet shëndetësore të Sllovenisë kanë konfirmuar rastin e parë të infeksionit me li të majmunëve, në një udhëtar që ishte kthyer nga Ishujt Kanarie të Spanjës.

Burri nuk u shtrua në spital sepse ishte infektuar nga një version i butë i llojit të sëmundjes virale të Afrikës Perëndimore, tha Mario Fafangel, kreu i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive, në një konferencë shtypi të martën.

Fafangel tha se ai besonte se zinxhiri i transmetimit në Slloveni do të ndalet shpejt, dhe se nuk kishte nevojë që popullata e gjerë të vaksinohej, shtoi ai, përveç atyre që trajtojnë virusin në laboratorë.

Gjithashtu të martën, Republika Çeke regjistroi rastin e parë të lisë së majmunëve.

Pavel Dlouhy, kreu i Shoqatës Çeke për Sëmundjet Infektive, i tha agjencisë së lajmeve AFP, të martën, se sëmundja u zbulua te një burrë në Spitalin Universitar Ushtarak të Pragës, por nuk pranoi të jepte ndonjë detaj.

“Ishte vetëm një çështje kohe, ne e kemi pritur këtë për ditë të tëra”, tha Dlouhy.

Gjatë ditëve të fundit, disa vende evropiane dhe të Amerikës së Veriut, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Shtetet e Bashkuara kanë raportuar raste të virusit të rrallë, i cili është endemik në pjesë të Afrikës.

Megjithatë, autoritetet mjekësore kanë thënë se rreziku që sëmundja të përhapet gjerësisht është i ulët.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci