Të fundit

Vuçiq thotë se Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë

Liderët e rajonit morën pjesë të mërkurën në panelin diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos/Klosters.

Në këtë diskutim, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u pyet nëse ka mundësi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Ai tha se për momentin nuk ka një mundësi të tillë.

“Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk e di se çfarë sjell jeta dhe si do të duket gjithçka. Unë nuk jam nga ata që shajnë dhe nuk përmbushin diçka, preferoj të mos shaj dhe të bëj diçka. Kjo qasje ka qenë gjithmonë. Unë jam shumë më mirë dhe gjithmonë i kam besuar asaj qasjeje shumë më tepër se ata që betohen për gjithçka në botë, e di që ditën e tretë do ta bëjnë ndryshe”, deklaroi ai, raporton b92, transmeton Paparaci.

Ai shtoi se temë kryesore në Davos ishte situata në Ukrainë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci