Të fundit

Rreth 8 mijë ukrainas po mbahen robër nga Rusia

Rreth 8000 robër lufte ukrainas po mbahen në republikat e vetëshpallura popullor Luhansk dhe Donetsk të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe qindra po shtohen çdo ditë, ka thënë një zyrtar i rajonit seperatist pro-Kremlinit.

“Ka shumë të burgosur. Natyrisht ka shumë më shumë në territorin e Donetskut dhe numri total është diku rreth 8000”, ka raportuar agjencia e lajmeve Tass.

Është raportuar se ka numër të madh të robërve duke potencuar se qindra të tillë po shtohen çdo ditë, shkruan BBC.

Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet e Donbasit dhe Luhanskut derisa po shtohen forcat që të merret i tërë kontrolli i Donetskut dhe Luhanskut.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci