Burri i njërës nga mësueset e cila ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave masive në Uvalde të Teksasit, Joe Garcia ka vdekur nga një sulm në zemër, dy ditë pas sulmit.
Garcia është burri i mësueses së vrarë, Irma Garcias, nga një person i armatosur 18-vjeçar në shkollën fillore “Robb” në Uvalde të martën pasdite, raporton The Independent të enjten.
Një anëtar i familjes konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Twitter, duke thënë se ai “u nda nga jeta për shkak të pikëllimit”.
Çifti kishte qenë së bashku që nga shkolla e mesme dhe kanë katër fëmijë, sipas Dallas News.
Irma Garcia ka punuar në shkollën fillore Robb për 23 vjet kur u vra, derisa u konsiderua një mësuese e shkëlqyer.
Në vitin 2019, ajo u emërua finaliste për Çmimin Trinity për Ekselencën në Mësimdhënie, i cili u jepet mësuesve të jashtëzakonshëm në zonën e San Antonios, nga Universiteti Trinity.
Si pasojë e gjuajtjes me armë nga një 18-vjeçar të martën në shkollën fillore “Robb” kanë mbetur të vdekur 19 nxënës dhe dy mësuese të një klase të katërt.
Dy mësueset heroina që sakrifikuan jetën për të mbrojtur nxënësit në Texas
