Të fundit

Abazoviq i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk ka parë asnjë argument pse nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk është gjë e mirë për vendin e tij. Kësisoj, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur, shkruan “B92” të enjten mbrëma.

Vuçiqi e ftoi Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur gjatë Forumit të Favosit që po mbahet në Zvicër.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të shkojë në cilësinë e kryeministrit”, tha politikani shqiptar nga Ulqini.

Ai tha se nëse dikush mendon që me Ballkan të Hapur të zëvendësohen nisma integruese evropiane, atëherë mali i Zi nuk do të marrë pjesë, porse sipas tij, te Ballkani i Hapur nuk po sheh diçka të tillë.

Ballkani i Hapur është themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Ndërkohë është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, përcjell Koha.net.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se nuk pajtohet me Abazoviqin në lidhje me Ballkanin e Hapur dhe se ai nuk e përkrah këtë iniciativë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci