30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të shtunës në Ferizaj.
Policia për këtë vrasje ka arrestuar Qëndrim Januzin, vëllain e reperit Buta.
Rreth kësaj vrasje janë deklaruar edhe nga Komuna e Ferizajt. Selim Marevci, zëdhënës i komunës ka thënë se presin që kjo vrasje të zbardhet, e dorasi ta marrë dënimin e merituar.
“Ne si institucion dënojmë ashpër vrasjen e djeshme dhe kërkojmë nga organet e hetuesisë që sa më parë të zbulojnë motivet që kanë çuar në vrasjen e vitkimes dhe që dorasi të del para organeve të drejtesisë dhe të merr denimin e merituar”, ka thënë Marevci për Gazetën Nacionale.
Prokuroria sot ka njoftuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton Prokuroria.
Prokuroria ka bërë të ditur se Qëndrim Januzi është ndaluar për 48 orë, shkruan Paparaci.
Kurse, motivet për këtë ngjarje të rëndë sipas prokurorisë ende nuk dihen.
“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, shkruhet tutje.
Ndërkohë, që Policia ka bërë të ditur se në vetëmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të dyshuarin, pasi i njëjti iu ishte drejtuar me armë policëve
