Një anije ka hyrë në portin ukrainas të Mariupolit për herë të parë që kur Rusia përfundoi pushtimin e qytetit, raportojnë mediat ruse.
Një zëdhënës i portit i tha agjencisë së lajmeve Tass se anija e nisur për në Rusi ishte ngarkuar me metal në port.
Ombuspersoni i të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka thënë se dërgesa përbënte grabitje.
“Plaçkitja në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës vazhdon. Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të produkteve metalike nga Mariupolo”, ka shkruar ajo në Telegram.
