Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe se atij po i mjafton ky ekzistuesi.
I pyetur në lidhje me deklaratat dhënë në emisionin “Interaktiv” të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se Qeveria e Kosovës ka propozim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se vet nuk është në dijeni për këtë.
“Kosova e ka Asociacionin e komunave dhe besoni se mua po më del boll ky Asociacion. Në anën tjetër unë nuk jam në dijeni për ndonjë farë plani për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar dhe nuk kam çka ti shtoj diçka të re. Mund të ketë Asociacion mbi baza zhvillimore e jo mbi baza etnike”, ka thënë Kurti
