Të fundit

Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

Enver Hasani kishte denoncuar publikisht dekanin e Fakultetit Juridik të UP-së, Avni Puka, se kishte diplomën false dhe se është avancuar kundërligjshëm duke bërë plagjiaturë.

Hetimet e nisura për këtë rast, i kishte mbullur Prokuroria Themelore në Prishtinë me 16 prill 2025.

Por. sivjet rasti është ri-hapur, pasi prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë për nisje të hetimeve pas pretendimeve të profesorit Enver Hasani mbi vërtetësinë e diplomës së Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka.

Veriu.info mëson se me vendim të U.D. Kryeprokurori i Prishtinës, Arianit Salihu, është përjashtuar nga rasti prokurori paraprak i kësaj lënde, Nazmi Krasniqi, dhe në vend të tij është caktuar prokurori Ardian Mehmeti.

Deri te ky ndryshim i prokurorit të rastit ka ardhur, pasi që ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka bërë kërkesë për përjashtimin e prokurorit Nazmi Krasniqi, pasi që pretendon se i njëjti është në konflikt interesi për shkak se është dhëndër i Jetish Malokut, mikut të afërt të Aleksander Lumezit.

Burime të mediumit bëjnë të ditur se Enver Hasani pretendon se prokurori paraprak Nazmi Krasniqi i ka dhënë kahje tjetër këtij rasti, duke e mbyllur përfundimisht me një raport.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci