ojet bregdetare italiane njoftuan të dielën se kanë evakuuar me anë të detit më shumë se 400 persona për shkak të një zjarri që ka përfshirë komunën Peschici, në rajonin e Pulias, në jug të Italisë.
“Deri tani, më shumë se 400 turistë dhe pushues janë evakuuar përmes detit, e cila ishte rruga e vetme e mundshme për largim”, njoftoi Rojet Bregdetare në kanalin e saj në WhatsApp të dielën pasdite.
Një zëdhënës i këtij institucioni tha për agjencinë AFP se pritet të evakuohen edhe rreth 300 persona të tjerë.
