Të fundit

Prokurorët gjermanë: I dyshuari për sulm, u përpoq t’i bashkohej Shtetit Islamik vitin e kaluar

Zyra e Prokurorit Publik të Berlinit tha se Abdul Ballout, i dyshuari për sulmin në Berlin, bëri përpjekje për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik vitin e kaluar.

“21-vjeçari dyshohet se ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me luftën e ISIS-it në gjysmën e dytë të vitit të kaluar”, tha zyra në një deklaratë.

Kjo çoi në një përpjekje të pasuksesshme për të udhëtuar në Mauritani nëpërmjet Turqisë në maj të vitit 2025, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas kësaj, më 20 maj, ai u largua nga Berlini dhe udhëtoi për në Liban me qëllim që të bënte një udhëtim të mëtejshëm drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS-in.

“Më pas, Ballout dyshohet se ka kontaktuar disa individë në Liban, të cilët ai mendonte se ishin anëtarë të mundshëm të organizatës terroriste, por më pas u arrestua më 24 korrik 2025”, tha zyra e prokurorit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci