Të fundit

Alarmante: Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës ka shënuar sërish rritje, shkruan Paparaci.

Çmimet në tregun e karburanteve po vazhdojnë të luhaten.

Nga java në javë litri i naftës po tregtohet ndryshe. Brenda 4-5 ditësh çmimi i naftës është rritur për gati dhjetë centë.

Në fillim të javës litri i naftës ka kushtuar 1.64 euro, ndërsa  sot në disa pompa të derivative çmimi ka shkuar 1.74 euro.

Ndryshe, i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i kishte propozuar qeverisë që të hiqet akciza për tre muajt e ardhshëm dhe të zvogëlohet TVSH-ja për naftën dhe derivatet e saja.

“Të reduktohet akciza dhe të zvogëlohet TVSH-ja në naftë për tre muajt e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm të qytetarëve tanë, por sidomos të bujqve e transportuesve në vend, ndikimi i të cilëve në produkte e shërbime të tjera do të jetë edhe më i lartë”.

Agresioni rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë pritet të ketë ndikim edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme.

Ekspertët presin përshkallëzim negativ ekonomik, ndërsa qytetarët ankohen për çmime të larta.

Përvec rritjes së çmimit të naftës, qytetarët e Kosovës po përballen me valë të rritjes së çmimeve të produkteve elementare.

Pas rritjes së çmimeve të hekurti, tani është rritur çmimi i naftës, grurit, vajit, kafes, sheqerit e bukës.

Tregu kosovar i varur kryesisht nga importet i është ekspozuar tërësisht rritjes së çmimeve, duke varfëruar shportën e konsumatorëve.

Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja pasi liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse gjatë mbrëmjes të së hënës. /Paparaci/

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci