Florian Dushi, nënkryetar i kryeqytit, ka mbështetur hapur kandidaten për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adelina Thaçi Meta.
Dushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Thaçi Meta është një nga zërat më të fuqishëm, më profesionalë dhe më përfaqësues të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Sipass tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Adelina Thaçi Meta.
Adelina Thaçi Meta mban numrin 18 në listën e LDK-së.
