Përzgjedhësi Carlo Ancelotti është optimist se Neymari do të rikuperohet nga lëndimi i pulpës në kohë për Kupën e Botës te Brazili.
Tekniku italian ka konfirmuar se 34-vjeçari ka bërë progres të shkëlqyer dhe do të kthehet në stërvitje javën e ardhshme.
“Neymari po bën punë të shkëlqyer. Në vikend do të bëj teste më të detajuara dhe nëse çdo gjë shkon mirë, ai mund të stërvitet javën tjetër”, deklaroi Ancelotti të shtunën.
Brazili është në grup me Marokun, Skocinë dhe Haitin.
