Të fundit

Nisin aplikimet për ‘Green Card’ amerikane

Duke filluar nga sot kanë nisur aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023, e njohur si “Green Card”.

Ambasada amerikane në Prishtinë njofton se aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor.

Të gjithë qytetarët që synojnë ta ndjekin “ëndrrën amerikane” mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme.

“Regjistrimi elektronik për Lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00 dhe do të mbyllet të martën më 9 nëntor 2021 në mesditë 12:00”, njoftonAmbasada, përcjell Telegrafi.

Janë gati pesë javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Sipas njoftimit, për këtë periudhë do të jenë në dispozicion 50 mijë viza DV dhe se regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.

Në udhëzimet rreth programit, thuhet se, individët e lindur në vendin që është i kualifikuar për të aplikuar në program, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Gjithashtu, çdo aplikues duhet të ketë arsimin e duhur dhe përvojë pune prej së paku dy vjet. Udhëzimi tërheq vërejtjen se të mos aplikohet në qoftë se nuk i plotësoni këto dy kushte.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2023 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në www.dvlottery.state.gov, duke nisur në mesditë, e mërkurë, 6 tetor 2021, deri në mesditë, e martë, 09 nëntor 2021. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit”, thuhet në udhëzim, përcjell Telegrafi.

Duke filluar nga 8 maji 2022, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2023 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të Lotarisë.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci