Reperi shqiptar, Don Xhoni dhe këngëtarja Loredana Zefi, të cilët u gjobitën dje nga Policia e Kosovës, janë në përfundim të projektit të tyre të përbashkët.
Don Xhoni dhe Loredana, do të sjellin një këngë të përbashkët, videoklipi i të cilës duket të ketë përfunduar xhirimet.
“Gjuj per to. Faleminderit Zot qe na mundesove me e realizu kete projekt madheshtor, faleminderit familjes, shoqnise edhe krejt ekipes realizuese qe kane qene pjese e ketij projekti. Nje falenderim te veçant per personin qe pa ta nuk ish bo ky projekt, @loredana ,respekt shume te madh jo vetem si artiste por edhe si person. Videoklipin e kemi perfundu, tash eshte tu u bo gati per daten e madhe 12.11.2021 (ora 00:00), keshtu qe prej sotit ju njoftoje qe THE BOMB HAS BEEN PLANTED! Shihemi ne finale”, ka shkruar ai në postimin e tij në Instagram.
View this post on Instagram
