Të fundit

Përmbytje të mëdha në Bosnjë, qindra shtëpi nën ujë

Qindra ndërtesa janë përmbytur ditët e fundit pasi disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke vërshuar në verilindje të Bosnjës dhe shqetësimet janë rritur.

Situata më e rëndë është në komunën e Çeliqit, ku janë përmbytur rreth 200 shtëpi dhe objekte të tjera. Reshjet e dendura çuan në vërshimin e lumit Shibošnica dhe rrjedhave të tjera ujore që e kthyen qendrën e qytetit në një liqen, shkruajnë mediat boshnjake.

Poplave na području općine Čelić

U shpall gjendje e jashtëzakonshme

Disa ndërtesa fermash janë shembur dhe disa automjete janë përfshirë nga përmbytjet. Autoritetet atje kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Reshjet e dendura të shiut dhe përrenjtë kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në komunën e Srebrenikut, ku janë përmbytur një numër i madh ndërtesash. Në Zvornik në lindje të Bosnjës, sipërfaqe të mëdha bujqësore u përmbytën, njoftuan autoritetet lokale.

Mmeteorologët kanë paralajmëruar reshje të reja të dendura në zonën e Bosnjës verilindore.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci