Të fundit

Urdhri i Prokurorisë Speciale, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale ka ndaluar të martën dy të dyshuar për krime lufte në rajonin e Mitrovicës.

Të dyshuarit janë persona të nacionalitetit serb, njoftoi Policia e Kosovës në një njoftim të ndarë për media.

Ndërsa, Prokuroria tha se të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, të sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

“Sipas dyshimeve, M.J dhe M.B. gjatë periudhës së luftës, respektivisht gjatë vitit 1999, dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullsisë civile, në rajonin e Mitrovicës”, sipas Prokurorisë.

Prokuroria tha se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci