Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar katër persona të dyshuar për incidentin me armë zjarri në Gjilan, ku mbeti i vrarë një person dhe i plagosur një tjetër.
Prokurori i rastit ka vendosur t’i ndalojë të dyshuarit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Të dyshuarit kanë inicialet V.H., B.K., A.S. dhe E.N., ka njoftuar Prokuroria.
“Po ashtu, në këtë rast, dyshohet se ka qenë i involvuar edhe një (1) person tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati”, tha Prokuroria përmes një njoftimi për shtyp.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit E.R. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, ndërsa, ndaj të dyshuarve të lartshënuar brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan.
