Këngëtari britanik Ed Sheeran i është rikthyer skenës pasi arriti të mundte virusin. Ai performoi të dielën në Nju York për të festuar lancimin e albumit të tij të ri, “Equals at the Butterfly”.
Gjithashtu u shfaq në Saturday Night Live, duke performuar dy nga hitet e tij, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”.
Këngëtari i “The Shape of You” u detyrua të izolohej me vajzën e tij Lyra, 14 muajshe, e cila gjithashtu rezultoi pozitive me virusin. Pasi rezultoi negativ, ai shkroi në rrjete sociale: “Kam postuar këtë foto për të thënë se jam liruar nga izolimi sot, kështu që nëse më shihni jashtë e kam kryer karantinën time.”, tha ai.
Ed Sheeran kohëve të fundit është duke punuar për të sjellë një bashkëpunim me Taylor Swift, projekt ky i cili do të titullohet “Run.”
Ata e kanë shkruar këngën pothuajse 10 vite më parë, gjatë sesioneve për albumin e katërt të Taylor-it “Red”, dhe tani e kanë nxjerrë nga arkiva si një këngë bonus për një album të riregjistruar të “Red” (Versioni i Taylor), i cili do të dalë të premten e ardhshme, shkruan The Sun.
