Të fundit

Sot diskutohet për vendosjen e masave të reja anti-COVID

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të takojë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid, që do të vendosen pas datës 13 tetor.

Takimi i kryetarëve të komunave me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojë në orën 14:00, raporton Paparaci.com.

Bazuar në situatën me Covid-19 që është aktualisht në vend, komunat do të propozojnë masat të cilat do të shqyrtohen më pas nga Ministria e Shëndetësisë.

Një propozim erdhi dje nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka propozuar që personat e vaksinuar të lirohen nga obligimi për mbajtjen e maskës.

Ndryshe, nga 27 shtatori janë në fuqi masat anti-Covid të cilat janë të vlefshme deri më 13 tetor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci