Të fundit

Kërkohet ndryshimi i Projektligjit për rrjetet e komunikimeve elektronike

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dje u shqyrtua Projektligji për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, së bashku me përfaqësues të operatorëve të këtyre rrjeteve.

Rekomandimet e këtyre të fundit gjatë mbledhjes lidheshin kryesisht me zgjerimin e infrastrukturës fizike dhe çështjet e tjera teknike që mundësojnë shpejtësinë më të madhe të rrjetit dhe me kosto më të ulët të shërbimeve, përcjell Buletini Ekonomik.

Nga operatatorët kabllor u kërkua gjithashtu shkurtimi i afateve kohore për kthimin e përgjigjeve për ankesa dhe tarifa standarde për infrastrukturë nga ana e rregullatorit. Pra, nga operatorët u kërkua që të shkurtohet afati prej 4 muajsh i ARKEP-it për të kthyer përgjigje atëherë kur ka ankesa nga ana e operatorëve.

Driton Hyseni, kryesues i Grupit punues në Komisionin për Ekonomi, gjatë mbledhjes ka thënë se projektligji për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike duhet të jetë sa më funksional dhe i dobishëm për të gjithë operatorët.

“Ne synojmë që përmes projektligjit të arrijmë që operatorët të cilët merren me fushën e komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, të kenë mundësi infrastrukturën fizike ekzistuese, e cila ekziston në vendin tonë të kenë mundësi që në mënyrë të përbashkët ta shfrytëzojnë. Sepse mendojmë që kështu është kosto më e ulët për secilin prej operatorëve, por njëkohësisht edhe infrastrukturën e re fizike në këtë fushë, e cila do të ndërtohet në Kosovë”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë, Vedat Morina, përfaqësues i njërit prej operatorëve kabllor në Kosovë, ka thënë se trajtimi i ankesave brenda katër muajve është i papranueshëm dhe pengesë për operatorët.

“Sa e pashë unë këtë draft, është mirë që të shkurtohet koha e përgjigjes. Koha e përgjigjes, kur ARKEP ka mosmarrëveshje, me nenin 8 pika 6 thuhet: se “për mosmarrëveshje, mund të kthehet përgjigje deri në katër muaj. Kjo për neve nëse vonohet përgjigja katër muaj, është sikur mos me pasur përgjigje fare. Pse po e themi këtë? Për arsye se ka raste, disa ndërtues të objekteve banesore brenda dy tri ditëve presin për ta vendosur infrastrukturën në objekt. Në qoftë se ajo nuk ndodhë nga ne në këtë kohë, punët fizike kanë përfunduar dhe nuk kemi qasje në atë objekt”, ka thënë Morina.

Në anën tjetër, Dardan Makolli, përfaqësues i një kompanie tjetër kabllore në Kosovë, ka kërkuar që tarifat të jenë standarde dhe të njëjtat të përcaktohen nga ana e ARKEP-it, dhe ka kërkuar që me këtë ligj të parashihet që komunat të bartin përgjegjësinë e ndërtimit të infrastrukturës kabllore.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci