Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Gega ka mbajtur një tubim në Studençan, vendlindjen e tij.
Ai ka thënë se para familjarëve dhe bashkëvendasve të tij nuk mund të flasë ndryshe përveç sinçerisht.
“Nuk ka foltore më të veçantë se ajo në vendlindje. Sonte, në Studençan, fola para njerëzve me të cilët jam rritur, para familjarëve, shokëve dhe fqinjëve që më njohin prej vitesh. Para tyre nuk mund të flas ndryshe, përveçse sinqerisht, sepse ata e dinë rrugëtimin tim, punën time dhe njeriun që jam”, ka thënë Gega.
“Studençani sonte tregoi zemër, dinjitet dhe vendosmëri. Këtë energji do ta marr me vete në çdo hap të rrugëtimit tonë të përbashkët. Faleminderit nga zemra”.
“PDK 125 | Arben Gega 68”
