Të fundit

Gërxhaliu thotë se M&Sillosi dhe Comodita janë simbol i ekonomisë kosovare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar për vizitë në dy fabrikat e Korporatës “Devolli”.

Në lidhje me këtë vizitë ka folur njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, i cili është shprehur se kjo vizitë e kryeministrit shqiptar është një ndër vizitat më të rëndësishme përgjatë viteve të fundit.

“Po ndodh kur kriza globale e ka bërë të veten, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është duke e goditur botën në formë direkte, indirekte, është koha kur duhet të promovohet një formë e re e bashkëpunimit si dy shtete të një populli të ndarë, është momenti kur duhet të dialogohet, në këtë drejtim është një ndër vizitat më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit”, është shprehur Gërxhaliu.

Gërxhaliu theksoi se rëndësia e vizitës është orientimi në ekonomi.

“Ajo çka i jep vlerë të shtuar kësaj vizite është orientimi pro-ekonomi, të vizitohen dy fabrika që janë simbol i ekonomisë kosovare qoftë Comodita në Gjakovë ,qoftë në Xërxë M&Sillosi”.

Tutje, ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar më tepër.

“Unë besoj se është koha që të kemi një qasje me pozitive, kriza ekonomike na obligon që të jemi më afër si dy shtete, të kemi një dialog, të gjejmë modalitet se si të përmirësojmë jetën e shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, shtoi ai.

Njohësi ekonomik shton se Kosova duhet ta ketë një vend të veçantë në ekonominë e Shqipërisë, për shkak të vlugut të turistëve gjatë verës.

“Shifrat e importit dhe eksportit në realitet duhet të ishin shifra që duhet t’i ketë të paktën vetëm “Devolli Corporation” dhe jo dy shtete një të një populli të ndarë”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci