Të fundit

Modelja e cila i fshihet Instagramit për shkak të bukurisë së saj

Modelja Veronika Rajek, 25 vjeçare nga Sllovakia, pretendon se profili i saj në Instagram fshihet vazhdimisht sepse ndjekësit e raportojnë se është false, sepse ajo është “shumë e bukur” për të qenë e vërtetë.

Ndjekës të tjerë dyshohet se e ngacmojnë ish-finalisten e Miss Sllovakia 2016 për kryerjen e operacioneve plastike, gjë që ajo këmbëngul se nuk është e vërtetë.

“Njerëzit as nuk besojnë se unë ekzistoj”, tha Veronika. “Është mjaft diskriminuese që gratë e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë si unë dhe unë nuk mundem, mua më fshihet llogaria për shkak të pamjes sime. Unë e quaj veten alien pasi njerëzit nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam robot”.

“Njerëzit thonë se të bukurit e kanë të lehtë, por unë e kam më keq pasi njerëzit e bëjën më të vështirë për mua për shkak të bukurisë”.

Modelja, me qendër në Vjenë, Austri, udhëton nëpër botë duke krijuar përmbajtje për Instagramin e saj dhe thotë se njerëzit janë gjithmonë të befasuar kur e takojnë për herë të parë.

Ish-finalistja e Miss Sllovakia 2016 thotë se merr qindra mesazhe nga gratë që e turpërojnë rregullisht dhe se shumica prejt tyre i thonë se ajo përdor filtra për ta përmirësuar pamjen e saj.

Veronika, e cila ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram tha: “Unë nuk marr mesazhe nga burra që nuk mendojnë se jam e vërtetë, por mesazhet më të këqija në Instagramin tim janë nga gratë që më pyesin pse shtirem. Unë nuk bëj asnjë rregullim, formësim apo filtër – përdor një mjet për zbutjen e lëkurës, por mendoj se kjo është normale”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci