Të fundit

Arrin Phantomi i ri nga Suzuki

I inspiruar nga modeli legjendar GSX-R1000 K6 i prodhuar në vitin 2006, prodhuesi i motoçikletave nga Hamamacua ka vendosi ta gjej pasuesin e Phantom me modelin e veçantë GSX-R1000R.

Phantom nuk është një model i zakonshëm GSX-R1000R me tjetër emër dhe ngjyrë. Bëhet fjalë për një edicion të veçantë, që vjen me të njëjtin sistem të hapjes së ventilëve (VVT) që tashmë gjendet në Suzuki GSX-RR MotoGP, transmeton Telegrafi.

Motori është me katër cilindra që prodhon 200 kuaj-fuqi dhe ka tre “mode” të vozitjes, si dhe sistemin kontrollues kundër rrëshqitjes.

Suzuki është munduar të përmirësoj frenat në “mode” garues, si dhe disa elemente tjera që e bëjnë këtë motoçikletë të përkryer dhe shumë të sigurtë gjatë ngasjes.

Aty janë edhe dritat LED dhe instrument tabela digjitale LCD. E sipas informacioneve të para që vijnë nga Britania e Madhe, ky edicion i veçantë GSX-R1000R do të kushtojë 17.499 funte apo ndryshe thënë 20.500 euro. /Telegrafi

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci