Të fundit

PSD: Marrëveshja për energjinë, legalizim i Serbisë në Kosovë

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka reaguar pas marrëveshjes për energjinë elektrike të arritur sot në Bruksel.

Në një postim në Facebook ajo ka shpërndarë një deklaratë të Vetëvendosjes të bërë më 2015-ën, ku këtë marrëveshje e kishte vlerësuar si legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë.

Tutje Kuçi ka shtuar se kjo marrëveshje, të cilën LV-ja po e pranon me krenari, është legalizim i Serbisë në Kosovë.

“Marrëveshja që Besnik Bislimi e nënshkroi sot, dikur quhej legalizim i ndikimit të Serbisë në Kosovë. Ky ishte qëndrimi zyrtar i LVV-së në vitin 2015. Kjo marrëveshje me të vërtetë është legalizim i Serbisë në Kosovë sepse pjesa e veriut të Mitrovicës do të trajtohet në mënyrë të veçantë. Por, sot VV-ja po e pranon këtë marrëveshje me krenari. Këta po na paralajmërojnë që fatin e njëjtë do ta ketë edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Metamorfoza e VV-së është çrrënjosja prej çdo parimi e projekti politik nga e kaluara e vet”, shkruan ajo.

Elektroseveri serb do të mbledh faturat e serbëve në Veri

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci