Kohëve të fundit nga mediat turke është raportuar për një lidhje dashurie mes Morena Tarakut dhe këngëtarit Berdan Mardini, sipas tyre ata janë fqinj në Stamboll dhe prj kohësh frekuentohen më njëri-tjerin.
Merdini së fundmi është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ka dy fëmijë, teksa kjo pjesë duket të mos ketë qenë aspak e lehtë për të.
Së fundmi, Berdan Merdini ka konfirmuar se ka një të dashur, pa e specifikuar se bëhet fjalë për bukuroshen kosovare.
Kjo ka sjellë reagimin e ish-bashkëshortes përmes rrjeteve sociale e cila ka shkaktuar një dramë të madhe para pak kohësh duke konfirmuar lidhjen me Gokhan Goz.

Teksa këngëtari ka marrë mbrojtjen për fëmijët duke e akuzuar ish-bashkëshorten për konsumim droge, kjo e fundit është shprehur:
“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, ata fëmijë që janë të ndarë nga nëna, në moshën shkollore, nuk zgjohet dhe i ndanë përvojat e tij me një grua tjetër në rrjetet sociale. Nga këtu është e qartë që nuk të intereson për psikologjinë e femijëve, sigurisht që je beqar dhe mund ta kesh dikë në jetën tënde, por mendo për fëmijët dhe mos ua fut këto gjëra në sy atyre. Marre, shumë marre!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, nga Morena ende s’ka një konfirmim rreth këtyre spekulimeve.

