Të fundit

Apple paditet për mashtrim të jetëgjatësisë së telefonave të vjetër

Miliona përdorues të iPhone mund të kualifikohen për pagesa, pas fillimit të një padie ligjore, që akuzon Apple për ngadalësim të fshehtë të performancës së telefonave të vjetër.

Justin Gutmann pretendon se kompania mashtronte përdoruesit për një përmirësim të përformancës, por që në fakt, do të ngadalësonte telefonat, shkruan BBC.

Ai po kërkon dëmshpërblim prej rreth 768 milionë funte për deri në 25 milionë përdorues të iPhone në Mbretërinë e Bashkuar.

Apple thotë se “asnjëherë” nuk e ka shkurtuar qëllimisht jetëgjatësinë e produkteve të saj.

Pretendimi, i cili është paraqitur në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës, thotë se Apple ngadalësoi performancën e iPhoneve të vjetër, në një proces të njohur si “mbytje”, në mënyrë që të shmangë tërheqjet ose riparimet e shtrenjta.

Seritë në fjalë janë modelet iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci