Të fundit

Edi Rama i gëzohet marrëveshjes për energjinë: Kjo është rruga e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka mirëpritur arritjen e ujdisë për zbatimin e Marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i qeverisë shqiptare ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar sot në Bruksel mes kryenegociatorëve të të dyja palëve, paraqet “rrugën e duhur”.

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, shkroi Rama në një shkrim në Twitter të martën.

Udhërrëfyesi për zbatim të Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës, i firmosur sot, ishte arritur më 2013.

Por, ajo nuk ishte vënë asnjëherë në zbatim, raporton Paparaci.

I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, publikoi udhërrëfyesin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur më 2013.

Sipas udhërrëfyesit, ZRRE do t’ia lëshojë licencën e furnizimit kompanisë serbe në Kosovë, Elektroseverit. “ZRRE-ja do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës”, thuhet në pikën e parë të udhërrëfyesit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci