Të fundit

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Kryetari i Partisë Demokatike Sali Berisha është i bindur se shqiptarët janë në rrezik ekzistencial për shkak të projektit Ballkani i Hapur. Nga promovimi i librit “Kurrë mos harro” me bashkëautorësi të Agim Aliçkajt dhe Nusret Pllanës, Berisha foli për atë që e quan qëllimin e vërtetë të kësaj nisme rajonale.

“Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës. A nuk erdhi Vuçiç në Kosovë dhe deklaroi se Serbia do të bëhej më e madhe? Nga do të bëhej? Nga Kosova. De fakto është një projekt anti-europian. De fakto është një projekt pro-rus. Është një projekt i vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon”.

Kryeministrin Rama e akuzon se është kthyer në avokatin e Presidentit serb në arenën ndërkombëtare.

“Tirana zyrtare sot është një Beograd i vogël. Në vend që Shqipëria të përdorë të gjithë forcën diplomatike të saj për ta dërguar në Hagë Vuçiqin, shndërrohet në avokat të tij në çdo takim, përfshi samitin e NATO-s”.

Kryedemokrati iu bën thirrje shqiptarëve të mos i nënshtrohen bashkëpunimit Tirana – Beograd që sipas tij mohon luftën e Kosovës.

“Ne duhet të zgjidhim problemet tona se me klika në pushtet si Rama dhe vasalë të Beogradit, shqiptarët do ti kenë kohërat shumë të vështira. Jam optimist se edhe ky agresion i pashpallur serb ndaj shqiptarëve do të dështojë”.

Më herët kryedemokrati ka dënuar rrezimin në votim të rezolutës për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë nga Parlamenti shqiptar.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci