Të fundit

Përurohet pajisja e sofistikuar mjekësore në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore

Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore është përuruar pajisja moderne e sofistikuar SPECT/CT/PET, përmes së cilës pacientët kosovarë nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për ta kryer shërbimin, por do ta kenë mundësinë ta bëjnë në QKUK.

Kjo pajisje do të shërbejë për diagnostikimin më të detajuar të disa sëmundjeve, por në veçanti për sëmundjen e kancerit.

Ky është një donacion nga fondacioni Alwaleed Philanthropies nga shtete arabe, të cilin e ka fituar fondacioni Jahjaga.

Pajisja kap vlerën e rreth 1.5 milionë euro.

Në këtë ceremoni, presidentja Vjosa Osmani u shpreh falënderuese nga Fondacionit Arab, duke thënë se kjo do t’i ndihmojë pacientët e Kosovës.

Derisa ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo pajisje do të sjellë shpresë për të gjithë pacientët, por edhe do të rritë kualitetin e shërbimeve.

Vetë fituesja e donacionit, Atifete Jahjaga, deklaroi se ideja e kësaj pajisjeje nuk ka qenë e rastësishme, por e nevojshme dhe e domosdoshme.

Derisa sekretarja e fondacionit arab, Princesha Lamia bint Majid Al Saud, u shpreh e lumtur për këtë donacion.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci