Të fundit

Robert Berisha rrëfen momentin më të sikletshëm në jetën e tij

Këngëtari Robert Berisha njihet për deklaratat e rrëfimet e tij pa komplekse në çdo paraqitje të tij e as kësaj radhe nuk hezitoi për të rrëfyer momentin më të sikletshëm në jetën e tij.

I ftuar në “Vip dado” ai zbuloi momentin kur u rrëzua në mbrëmjen e maturës me 600 nxënës.

“Para se të fillojë mbrëmja e maturës me 600 maturantë, isha në një ndër lokalet në Prishtinë.
E gjithë salla ishte si me qeramikë dhe duke luajtur me karrige u rrëzova mbrapa para 600 nxënësve. Ashtu kam qëndruar për rreth 2 minuta dhe vetëm kam qeshur. Ka qenë siklet për mua”, tregoi Roberti.

Përveç kësaj ai foli për vajzën e tij duke thënë se është shumë i ndjeshëm ndaj saj dhe që prej ditës që ka lindur, ka ndryshuar mënyrën se si i jep makinës duke ulur shpejtësinë dhe duke treguar më shumë kujdes.

Para se të lindte Renee, Robert Berisha thotë se ndikimin më të madh të tij e kishte nëna e tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci